Monumenti i Pavarësisë

  • Ky monument ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor, dhe është inaguruar në 28 Nëntor 2012. Ai simbolizon një shekull pavarësi të shtetit shqiptar. Monumenti është 6.5 metra i larte dhe 5.5 metra i gjerë, dhe peshon 15 tonë. U krijua nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas nga Austria. Monumenti është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftra të vështira.

    Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë. “Ajo ka dy forma qe së bashku krijojnë një kullë të hapur nga lart. Një pjesë është tavani, dhe pjesa tjetër dyshemeja. Nëse i bashkoni krijohet një kullë drejtkëndëshe. Në vështrim të parë vizitori krijon përshtypjen e represionit, izolimit të popullit shqiptar në vite, ndërsa dyshemeja i bën jehonë lirisë dhe pavarësisë- thote artisti Obrija duke shpjeguar dhe idenë e kësaj statuje.

    Ky simbol është gjithashtu një mirënjohje ndaj heronjve që kanë luftuar për pavarësinë e Shqipërisë.

    Statuja e Ismail Qemalit, njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke ngritur flamurin në Vlorë në 28 Nëntor 2012, ndodhet në të njëjtin Bulevard, pak metra më tej, afër Monumentin Postbllok.

    Rruga Myslym Shyri, Tiranë, Albania

    Subscribe to our Newsletter!