Kalaja e Tiranes

  • Kalaja e Tiranës, ose Fortesa e Justinianit ështe e vetmja kala që ndodhet në zemër të Tiranës. Fortesa është vendi ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të Lindje Perëndim dhe Veri-Jug, dhe formonte zemrën e Tiranës. Ajo daton në vitin 1300, është 6 metra e lartë dhe i përket periudhës bizantine. Kështjella e Tiranës është afër Sheshit Skënderbej në qendër të Tiranës. Themelet e mureve te zbuluara së fundi janë përfshirë në rrugën pedestriane Murat Toptani.

    Kalaja është e hapur për vizitorët që prej Dhjetorit të 2018-ës.

    “Çarshia” e kalës është xhevairi më i ri i shtuar Tiranë. Një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, që do të shërben si mjedis kulinarie për gatimet tradicionale, por edhe një zonë për zhvillimin e kulturës dhe artit.

    Në këtë hapësirë kulturore e tregtare do të ketë dyqane suveniresh me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale, etj. Për ta bërë atë më të qasshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim vetëm të këmbësorëve, që do ta lidhë atë me Unazën dhe “Rrugën e Elbasanit”.

    Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë, Albania

    Subscribe to our Newsletter!