Kalaja e Ndroqit

  • Kalaja e Ndroqit ndodhet në periferi të Tranës në anën e majtë të luginës së Lumit Erzen. Ndodhet 387 metra mbi nivelin e detit. Kjo kështjellë daton në shekullin e katërt, dhe ka qenë pjesë e sistemit të mbrojtjes të qytetit Durrës, që komunikonte gjithashtu dhe me fortifikimet e Tiranës, me kështjellat e Dorezit dhe Petrelës.

    Kjo kështjellë është pjesë e njësisë Administrative të Ndroqit. Nga maja e kodrës ju mund të shihni qytetin e Tiranës, Durrësin ose kështjellat e tjera të Tiranës si Petrelën, Kalanë e Ishmit, Prezës dhe pak në horizont dhe Kalanë e Beratit. Kjo është një nga kalatë më të mëdha të Tiranës.

    Në mesjetë kalaja e Ndroqit dhe e Pezës bashkë me rajonin e Kavajës, quheshin Tumenisht. Historiani austriak J G Han thotë se rruga në Ndroq njihej në shekullin e XI si një rrugë alternative e Rrugës Egnatia që lidhte Durrësin me Ohrin dhe Kostandinopojën. Rrënojat e Kështjellës janë ende aty.

    Tirane- Ndroq road

    Subscribe to our Newsletter!