Galeria e Artit Tirane

  • Galeria e Arteve Gat-Tirana është një Galeri Arti e qytetit të Tiranës, e hapur në vitin 2021 nga Bashkia e Tiranës në mbështetje të skenës së arteve pamore. Vizioni i GAT Tirana është të bëhet një pikë qendrore e promovimit të artit pamor shqiptar – trashëgimia e tij e kaluar, realiteti bashkëkohor dhe perspektivat e së ardhmes për komunitetin e saj dhe vizitorët krahas tendencave ndërkombëtare. Fokusi kryesor i GAT si galeri publike e artit është të provokojë diskutime dhe të paraqesë ide të reja përmes artit pamor, të mbështesë artistët vizualë, të promovojë dhe ekspozojë punën e tyre para publikut, koleksionistëve, mediave dhe në përgjithësi të pasurojë jetën e komuniteti përmes artit.

    Ajo synon të bëhet një Galeri e Qytetit që krijon ekspozita dhe evente në kohezion me realitetin bashkëkohor të Tiranës. Mbështet idetë e lindura dhe të bazuara në eksplorimin e njerëzve dhe fenomeneve të veta, duke u fokusuar në çështje ose interpretime nga tiparet urbane deri te transformimi socio-psikologjik, së bashku me rishikimin e trashëgimisë së kaluar nga aftësitë krijuese te koleksionet.

    rr. Kavajes, Tirane

    https://www.facebook.com/profile.php?id=100072534483088

    https://www.instagram.com/galeriartirane/

    Subscribe to our Newsletter!