Tirana Photo Festival 2024 – edicioni 7

Tirana Photo Festival është Festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve tanë, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë.

Një qëllim fisnik për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë. Ky eshte edicioni i 7 i Tirana Photo Festival dhe tema eshte RRENJET.

Thirrjet për Tirana Photo Festival 2024 jane te hapura deri me 28 qershor.  Jane tre kategori, foto Single, Foto Series dhe VIDEO.

Fotografia është hobi më popullor në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve.

Një foto vlen sa 1000 fjalë, por në kohë të vështira, një foto bën histori. Ky festival është gjithëpërfshirës, për amatorë e profesionistë, është një mundësi për gjithë ata që e duan fotografinë.

Ndarja e Cmimeve behet me 11 Korrik 2024

Reja, Tirana

11/07/2024 – 25/07/2024

20:00

Subscribe to our Newsletter!