Tirana Heritage Routes- 5 itinerare të reja

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit dhe nën moton e këtij viti, “Transformimi i turizmit përmes edukimit”, DMO Albania po bashkon aktorët e turizmit – e veçanërisht guidat turistike në Tiranë – në një aktivitet kushtuar rolit të njohurive, rrëfimit dhe aftësive në krijimin e një përvoje turistike më të qëndrueshme dhe domethënëse.
Aktiviteti organizohet në kuadër të “Tirana Heritage Routes” (Rrugët e Trashëgimisë së Tiranës), një projekt i mbështetur me nën-grant nga programi “Boost Balkans”, i zbatuar nga Alda Balkans dhe i financuar nga AFD France.
Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Turizmit na kujton se turizmi nuk transformohet vetëm përmes infrastrukturës apo destinacioneve të reja. Ai transformohet përmes njerëzve, edukimit, aftësive, shkëmbimit të njohurive dhe aftësisë për t’i rrëfyer historitë tona në një mënyrë domethënëse. Guidat turistike qëndrojnë në zemër të këtij procesi; ato shërbejnë si urë lidhëse mes vizitorëve dhe historisë, kulturës, traditave e komuniteteve që ata takojnë.
Në këtë kuadër, sot po prezantojmë gjetjet e projektit tonë: një studim mbi rrugët e lashta kulturore të Tiranës, të shndërruara në rrëfime dhe në pesë itinerare tematike që ndërthurin historinë, arkeologjinë, kulturën, trashëgiminë, natyrën dhe zhvillimin rural.

Kalaja e Tiranes

27/09/2026 – 27/09/2026

18:00

Subscribe to our Newsletter!