Teuta- Mbretëresha e Deteve

Teuta, Mbreteresha e Deteve

Nje film nga Suela Bako

Një nga grantet fituese të projektit Heritage is Our Brand, zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, financuar nga Bashkimi Europian

Teuta ishte mbretëresha e ilirëve nga fisi i ardianëve, e veja e mbretit Agron, që sundoi për disa vite në fund të shekullit III p.e.s. (230-227). Pas vdekjes së Agronit, ajo mori drejtimin e shtetit ilir si mëkëmbëse e djalit të mitur të Agronit, Pinit, nga martesa e tij me Triteutën (Polyb. Historiai, II). Gjatë sundimit të saj, Teuta sfidoi hapur fuqinë në rritje të Republikës Romake, duke mbështetur lëvizje detare dhe veprime piraterie që çuan në përplasjen e parë ushtarake mes Ilirisë dhe Romës – Luftën e Parë iliro-romake. Edhe pse e detyruar të dorëzohej dhe të pranonte kushte të rënda nga Roma, ajo mbeti në kujtesën historike si një figurë femërore e fuqishme, luftëtare dhe e pamëshirshme ndaj armiqve.

Ejani të ndiqni filmin e frymëzuar nga historia e Teutës krijuar nga projekti Heritage is Our Brand Mbretëresha Teuta – Albania Heritage

E Enjte, 7 Maj 2026

Premiere, ora 19.30

Kinema Drita, Kinostudio

 

Hyrja Falas

 

Kinostudio Shqiperia e Re

07/05/2026 – 07/05/2026

19:30

Subscribe to our Newsletter!