Sofra e Tiranës- koncert festiv i traditave tironse

Sofra e Tiranës Arben Tafaj ju mirëpret më 14 Qershor në Pallatin e Kongreseve për një udhëtim të paharruar në identitetin tonë kulturor!
Muzika, vallja, tradita dhe dashuria për qytetin bëhen një, ndërsa artistët më të mëdhenj të folklorit dhe interpretues të rinj ngjiten në skenë për të ndarë me ju tingujt dhe ritmet që i japin shpirt Tiranës.
Kjo mbrëmje është një urë mes brezash – një event për ata që e mbajnë kulturën qytetare gjallë në çdo hap të jetës.
Ejani të shijoni një mbremje me traditat e tiranasve… . Nje Sofer Festive që vazhdon prej 30 vitesh pandërprere.
Biletat mund ti blini te Pallati i Kongreseve, cdo dite nga ora 12.00-19.00h
ose te dyqani i dedikuar te Selvia.
Telefononi ne 0692052444
Palace of Congresses
14/06/2025 – 14/06/2025
17:00