Plisi në histori- ekspozitë

Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës personale me titull “Plisi në histori, të artistit Eduart Karaj! 

 

Një prezantim dinjitoz i cili risjell në vëmendje një nga simbolet më të rëndësishme dhe identifikuese kombëtare shqiptare, Plisin, ose ndryshe Qeleshen.

Në këtë ekspozitë “kapelja prej shajaku” vjen e trajtuar në mënyrë të veçantë, si një formë vëllimore në skulptura druri të gdhendura, e në të njëjtën kohë, si një metaforë mitologjike mbi kokat e të parëve tanë, me portretin dhe  fisnikërinë e tyre përdalluese!

Duke u shtrirë  në disa dimensione  dhe elementë shprehimorë si; puna me gdhendjen e drurit, teknika e vajit akrelik, si dhe në formë linoleumi, e gjendur si një folklor modern kontemporan, ekspozita synon të ngjallë edhe njëherë mbresa dhe kujtime për artdashësit dhe për vetë platformën artistike, duke e zhvendosur vëmendjen edhe tek trashëgimia jonë kulturore e pasur!

Gjithashtu, thelbi i saj qëndron edhe në paraqitjen së bashku të të dy teknikave, piktura dhe skulptura si një e vetme! 

 

🗓 Ekspozita do të qëndrojë e hapur në datat 04-11.11.2025. 

🕘 Nga e Hëna në të Premte, prej orës 09:00-18:00! 

📍Galeria e Artit Tiranë, Rruga e Kavajës, Godina e Prefekturës, Tiranë.

Rr Kavajes

04/11/2025 – 11/11/2025

09:00

Subscribe to our Newsletter!