Opera La Boheme ne Tirane

Solistët, Kori, Kori i Zërave të Bardhë dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, do të risjellin “La Boheme” e Puccini-t, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent dirigjentit Niccolo Jacopo Suppa.
Me regji të Ada Gurrës, skenografi të Renold Sulës dhe kostumografi të Ardi Asllanit, si dhe me artistë të TKOB-së e miq të njohur ndërkombëtarisht, kjo opera vjen përgjatë datave 11-12-16-17-19 prill, ora 19:00.

“La Boheme’’, kryevepra e Puccini-t, një histori dashurie që ngjizet në Parisin e shekullit XIX.
Për Miminë dhe Rodolfon,  personazhet kryesore, ishte dashuri me shikim të parë, por cili do të jetë fundi i tyre?
A do të jetojnë ata përgjithmonë të lumtur?
Nga 11, 12, 16, 17 dhe 19 prill, ora 19:00 në TKOB.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Teatri i Operas dhe Baletit

11/04/2024 – 19/04/2024

19:00

Subscribe to our Newsletter!