Ekspozitë retrospektive e artistit Klement Zoraqi

Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës retrospektive të artistit Klement Zoraqi!
50 vite të përmbledhura në 50 punime, kryesisht peizazhe që nga mosha 14 vjeçare e artistit, deri në vitet e fundit.

Duke nisur nga dhuntia për të “përkthyer” vizionin për botën në gjuhën e artit figurativ dhe kësisoj, duke pikturuar, Zoraqi vendos një raport intim me natyrën, nëpërmjet një harmonie ndjenjë-mendim, emocion-arsye, qiell-tokë!

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në GAT nga data 30 Janar deri më 18 Shkurt 2025, çdo ditë prej orës 10:00-18:00.

Ju lutem sigurohuni të merrni bileten tek hyrja!

Tirana Art Gallery

30/01/2025 – 18/02/2025

10:00

Subscribe to our Newsletter!