Ekspo Sfilate- legjendat shqiptare

Kur historia vishet me art! Ejani të shihni ekspo-sfilatën e fëmijëve që kanë kthyer në art veshjet mitologjike
Një ekspo-sfilatë e veçantë që ndërthur artin, historinë dhe imagjinatën do të zhvillohet më 9 maj në Tiranë, duke sjellë në vëmendje personazhe të mitologjisë dhe antikitetit shqiptar, përmes krijimeve të fëmijëve të kthyera në veshje.
Të frymëzuar nga histori të trashëgimisë sonë kulturore, si Miti i Kadmit në Iliri, kërcimi i nimfave në Nymfeun e Apolonisë apo figura e Mbretëreshës Teuta, të vegjlit së bashku me studentët e AZK Academy dhe Universitetit Europian të Tiranës (UET) do të sjellin në jetë personazhe ikonike përmes veshjeve artistike dhe performancës.
Kjo shfaqje është pjesë e granteve të projektit “Heritage is Our Brand”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub dhe vjen nën kujdesin e Anila Zajmi-Katanollit.
Ejani të shijoni këtë aktivitet që synon të promovojë trashëgiminë kulturore jomateriale dhe të afrojë brezin e ri me historinë dhe identitetin kombëtar përmes artit dhe kreativitetit.
Hyrja është e lirë.
Ju mirëpresim në ambientet e Kompleksit Kika 2 – Shanti Kids Play Zone, në orën 12:00
Shanti Kids, Kika 2, Tirana
09/05/2026 – 09/05/2026
12:00