Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë

Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe familjen Kadare, sjell në Bibliotekën e Kryeministrisë një ekspozitë ku shpalosen dorëshkrime të Ismail Kadaresë, shkrimtari shqiptar bashkëkohor më i njohur në botë.

44 488 faqe, përfshirë romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës, do të jenë të ekspozuara për publikun.

Ekspozita që çelet më 14 nëntor 2024, ofron një mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të Kadaresë: veprat dhe shënimet që ndriçojnë procesin e tij krijues.

Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme

COD – Center for Openness and Dialogue

14/11/2024 – 14/11/2024

18:00

Subscribe to our Newsletter!