“Beethoven Celebration”- Koncert

“Beethoven Celebration” do të jetë koncerti instrumental-simfonik që do vijë nga vetë anëtarët e familjes sonë të madhe TKOB.
Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina, dhe drejtori Artistik i Operës dhe Filarmonisë, Jacopo Sipari di Pescasseroli, do të lënë kostumin formal, për t’u ngjitur në skenë si artistë në violinë e dirigjim.
Po ashtu, Etrita Ibrahimi, do të vijë në pianoforte duke lënë pas pozicionin si përgjegjëse e Sektorit të Solistëve, si dhe miku i shtëpisë, Ettore Pagano do jetë solist në violonçel.

Një homazh i madh për muzikën e Beethoven me interpretimin e një prej simfonive të tij më të rëndësishme dhe koncertin e famshëm të trefishtë për piano, violinë dhe violonçel, një koncert me emocione të mëdha.

Nxitoni të merrni biletën tuaj, çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Tirana

02/04/2024 – 02/04/2024

19:00

Subscribe to our Newsletter!