ALI OSEKU – Ekspo në Tiranë

Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura
Universiteti i Arteve hap ekspozitën Substance në kujtim të Ali Osekut. Kuratorja e kësaj ekspozite thotë se kjo nuk është një ekspozitë retrospektive, as arkivore, por një përpjekje për të treguar të sintetizuar jetën dhe vepren e tij –të ndare mes dy kohësh, që u bashkuan serish përmes ngjyrës.

Në qendër të kesaj ekspozite ndodhet nje vepër e hershme, puna e diplomës, gjetur rastësisht në oborrin e shkolles; e vendosur në tokë si një objekt që përçon peshen e kujtesës, tejkalon subjektin e pikturuar dhe tregon të gjithë historinë e endrrës së artistit të thyer e përthyer në kohë të errët. ,

Në muret për rreth saj qëndrojnë disa vepra të kohës se re, ku drita dhe hapësira mbizotërojne, ku ngjyra bëhet gjuhë, dhe heshtja-mesazh.

Sheshi Nene Tereza

30/04/2025 – 10/05/2025

19:00

Subscribe to our Newsletter!