104 vjetori i Tiranës kryeqytet

Më 11 shkurt festojmë përvjetorin e Tiranës, Kryeqytetit. Ishte pikërisht viti 1920 kur Tirana u vendos të shpallej përkohësisht kryeqytet i Shqipërisë për shkak të situatave të tensionuara në atë kohë. Në Tiranë nuk kishte forca të huaja pushtuese, pozicioni gjeografik ishte i favorshëm, patriotizmi i njerëzve ishte shumë i lartë, kishte disa ndërtesa që mund të shndërroheshin në zyra.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës në janar 1920 mbërriti më 11 shkurt 1920 në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës pritën me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos në godinën ku populli i Tiranës kishte ngritur flamurin në vitin 1912. Në vitin 1922, Tirana u nda si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë një prefekturë e veçantë.

Tirana u shpall kryeqytet i përhershëm në vitin 2025.

Por 11 shkurti 1920 njihet si dita e Shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Në Tiranë gjatë kësaj dite organizohen shumë festa dhe aktivitete. Qëndroni të sintonizuar për më shumë…

 

Skanderbeg Square

10:00

Subscribe to our Newsletter!