Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike
Në zemër të Tiranës, ndodhet Kalaja e Tiranës në rrugën Toptani, për të cilën thuhet se është ndërtuar në shekullin e XVIII nga Ahmet pashe Bargjini, por në fakt fillimet kjo Kala i ka shumë më herët. Nga kërkimet e bëra nga arkeologu Sulejman Dashi në 2001, (Historia e Tiranës, Kristo Frasheri fq 34) thuhet se në këtë kala ka gjurmë më të hershme. Në anën veriore të murit gjatësor në rrugën Abdi Toptani u zbulua nëntokë një kullë me planimetri katrore dhe trashësi muresh 2.90 m. Në murin perëndimor gjithashtu u gjetën nëntokë gjurmët e një hyrjeje që tregon për të njëjtën fazë ndërtimi. Gjithë struktura murore e kullës ishte varrosur në kalldreme nga Bargjini gjatë ndërtimit të kalasë së tij. Muret poshtë kalldrëmit shkonin më thellë se 2 m nga niveli i kalldremit.

Muratura me gurë të gdhendur afërsisht në forma drejtkëndore, të vendosur me tendencë në rreshta horizontale në faqet e brendshme, zhytja e gurëve në forma të çfarëdoshme në ilaçin e bollshëm gëlqeror tregon një teknikë ndërtimi të antikitetit të vonë. Por gërmimet e mëtejshme në truallin e kullës të cilat do ta thonin fjalën e fundit nëse në zemrën e qytetit ka patur apo jo një kala antike u ndërprenë përkohësisht nga Bashkia e Tiranës për arsye urbanistike.
Megjithatë Kalaja e Tiranës, me një planimetri drejtëkëndëshe rreth 160×200 m me brinjën paralel me shtratin e Lanës ndoshta dhe e qarkuar me një kanal ujor, duket se është një prej fortifikimeve fushore të shek të IV-VI të erës tonë, si pjesë e sistemit fortifikues të ndërtuara nga perandori Justinian në Epirin e Ri.

Por këto kala nuk i rezistuan dyndjeve barbare, dhe zbulimi i kullës mbrojtëse të kalasë thellë në tokë tregon se ajo është braktisur nga banorët ndoshta në fund të shek VI. Nëse do të gërmohej, do të vërtetonte pikëpamjen e përmendur të Medievistit kroat Milan Sufflaj i cili ka pohuar në 1924 se emri Tyrkanos i njërës prej kalave të ndërtuara në shek VI sipas Prokopit të Cezarese në Epirin e Ri, duket kërkuar në lartësinë jugore të fushës së gjerë në mes të të cilës ndodhet sot qyteti i Tiranës.
Pra Emri Tyrkanos mund të jetë fare mirë kjo kala e Tiranës, ashtu siç e ka emrin, pavarësisht se arkelogët përfshi dhe Kristo Frashërin thonë se ajo Tyrkanos mund të jetë Kalaja e Tujanit. (fq 35 Kristo Frashëri, Historia e Tiranës).
Sot Kalaja e Tiranës është rrimarrë nga ish pronarët e familjes Toptani dhe është kthyer në një zonë turistike me dyqane, restorante dhe produkte artizanale..
Pjese e projektit Tirana Heritage Routes, nga DMO ALBANIA
Projekti eshte pjese e programit BOOST Balkans, zbatuar nga Alda Balkans, financuar nga AFD France
Disclaimer: Pikëpamjet, opinionet dhe përmbajtja e shprehur në këtë publikim janë ato të autorit/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar të Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale-ALDA dhe Agence Française de Développement (AFD). ALDA dhe AFD nuk janë përgjegjëse për asnjë përdorim që mund t’i bëhet informacionit të përmbajtur në të.
Tags:
Other News to Read
Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike
Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike. Në zemër të Tiranës, ndodhet Kalaja e Tiranës në rrugën…
Tirana mesjetare- kompleksi i Xhamisë dhe Kullës së Sahatit
Tirana në fullim të shek të XIX u bë arenë e përplasjeve mes Toptanasve dhe Bushatllinjve të Shkodrës…
Çfarë të bësh në Gusht 2026 në Tiranë
Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë dhe sjell një ritëm ndryshe në kryeqytetin shqiptar. Ndërsa…
Çfarë të bëni në Korrik 2026 në Tiranë
Çfarë të bëni në Korrik 2026 në Tiranë. Tirana është unike këtë korrik: Kulturë, Evente, Natyrë dhe Protesta…