Bovilla- ku natyra takon prehistorinë

Liqeni i Bovillës nuk është vetëm një nga atraksionet natyrore më spektakolare pranë Tiranës — është edhe një vend prehistorik. Arkeologët shqiptarë kanë identifikuar piktura shkëmbore në të djathtë të kanionit, që datojnë që nga periudhat prehistorike dhe protohistorike. Bukuri natyrore me mijëra vjet histori pas saj.

Sipas librit Archaeologia e Tiranes, nga Neritan Ceka, Skender Mucaj dhe Luan Perzhita, Bovilla fsheh një mister në shkëmbinjtë e saj.

PIKTURA SHKËMBORE E BOVILLËS
Ndodhet në faqen e një shkëmbi masiv, në te diathtë së Grvkës së Bovilles, ne afersi të fshatit Herraj. Piktura shkëmbore e Bovillës gjendet 15 km në veri te Tiranës, në kanionin e bukur që formon lumi i Bovillës. Ne të diathtë të kanionit, rreth 100 m nivelin e lumit, ngrihet një shkemb masiv.

Faqja vertikale e shkembit věshtron nga juglindja, në lartësinë 10-12 m, duke formuar nië strehë te vogël. Pikërisht këtu gjendet piktura dhe kjo është arsyeja pse është ruajtur. Ajo është formuar në nje sipërfaqe relativisht të madhe të shkëmbit (11 m x 5.30 m) dhe ndahet në dy pjesë. Në të janë vizatuar me bojë te bardhë figura rrathësh me kryq në mes ose vetëm kryqe të veçuara të ruajtura në gjendje të mirë.

Ngiashmëritë konceptuale me simbolin e diellit, gë ndeshen edhe në pikturat shkëmbore të Rubikut, Recit e Xibrit, si dhe perdorimi i bojës se bardhe te piktura” e Rubikut dhe piktura e Zhlijebit (Bosnje) dhe Lipcit (Mal i Zi), e kanë vendosur krijimin c piktures se Bovilles gjatë epokes pre dhe protohistorike.

Piktura shkembore e Bovilles ndodhet ne një zonë ku gjenden rrënojat e disa prej kishave me të mëdha mesjetare të zonës se Tiranes, si Shen Luka (Shuksi i Madh, Herraj), Kisha e Shen Kollit (Priske e Vogel), Manastiri i Shen Merise (Kumardhë), si dhe të tjera më te vogla ne Shen Gjergj dhe Shen Gjon (Herraj) apo kisha eremite në hyrje të kanionit të Bovillës, të cilat me shumë gjasë datojnë në Mesjetë sesa në periudhën prehistorike.

Po ashtu, ka nje traditë të spikatur të murgjve eremit edhe në zonën ku ndodhen pikturat Xibrit (Shkallë) dhe e Rubikut.
Bibliografi:
M. Korkuti, Arti Shkëmbor në Shqipëri, Tiranë 2008.

This article is produced in the framework of the project #TiranaHeritageRoutes by DMO ALBANIA, a subgrant of the Boost Balkans program, implemented by ALDA Balkans, financed by AFD France.

Disclaimer: The views, opinions, and content expressed in this publication are those of the author(s) and do not necessarily reflect the official position of the European Association for Local Democracy-ALDA and Agence Française de Développement (AFD).  ALDA and AFD are not responsible for any use that may be made of the information contained therein. www.dmoalbania.al www.visit-tirana.com

Tags:

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bësh në Gusht 2026 në Tiranë

Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë dhe sjell një ritëm ndryshe në kryeqytetin shqiptar. Ndërsa…

Çfarë të bëni në Korrik 2026 në Tiranë

Çfarë të bëni në Korrik 2026 në Tiranë. Tirana është unike këtë korrik: Kulturë, Evente, Natyrë dhe Protesta…

Turizmi i protestave: një arsye më shumë për të vizituar Tiranën

Turizmi i protestave: një arsye më shumë për të vizituar Tiranën

Pse investimi në Zvërnec nuk pasuron shqiptarët!

Turizmi i qëndrueshëm minimizon impaktin negativ në mjedis, dhe maksimizon përfitimet për komunitetin. Modeli i fundit i resortit…

Subscribe to our Newsletter!