Aktiviteti i Ditës së Muzikës

Në kuadër të festimeve të Ditës së Muzikës, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell një aktivitet unik dhe frymëzues në Sheshi Skënderbej.

Një piano e vendosur në zemër të sheshit do të shndërrohet në simbol të muzikës dhe unitetit artistik, duke ftuar çdo kalimtar të ndalojë për një çast nga ritmi i përditshëm i jetës dhe t’i kushtojë kohë artit dhe emocioneve që përcjell muzika.

Gjatë gjithë ditës, artistët e TKOBAP-së do të interpretojnë pjesë të ndryshme muzikore, duke bashkuar muzikën, këngën dhe artet skenike në një skenë të hapur. Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë të gjallë kulturore, ku publiku bëhet pjesë e drejtpërdrejtë e përvojës artistike.

“Dita e Muzikës” është një festë e tingullit, emocionit dhe fuqisë që muzika ka për të bashkuar njerëzit.

Skanderbeg Square

21/06/2026 – 21/06/2026

Subscribe to our Newsletter!