Opens in a new tab

Historia e dashurisë së Turran dhe Laran (Tujan dhe Lana)

Tujan ose Turan ishte hyjnia e dashurisë dhe e pjellorisë. Dhe për të ekziston një legjendë, që kjo hyjneshë ra në dashuri me hyjninë e luftës, Laran, që çuditërisht ngjan me emrin Lana të lumit të Tiranës. Një dashuri e tillë është thuajse e pamundur në asnjë mitologji tjetër, por e gjejmë këtu në zonën Tujanit dhe Laran, toponime që kanë mbëritur deri në ditë tona.
Historia e dashurisë së Turanit (vajza) me Laran (djali) është shumë interesante dhe mund të rrëfehet nga guidat gjithnjë në kuadrin e legjendave. Kjo histori mund të tregohet ose pranë Tujanit, ose pranë lumit Lana.


Legjenda e Dashurisë

“Para se të ekzistonte Tirana siç e njohim sot, kjo zonë besohej se ishte e bekuar nga hyjnitë. Një prej tyre ishte Tujan — ose Turan — hyjnesha e dashurisë dhe pjellorisë, e ngjashme me Afrodita në mitologjinë greke, apo Venere në atë romake. Sipas një legjende të vjetër, ajo zbriste shpesh në këto toka dhe sillte jetë kudo që kalonte… Thuhet se pranë brigjeve të Lanës, ajo u takua me Laranin, hyun e luftës. Ishte një takim i pazakontë — dashuria dhe lufta përballë njëra-tjetrës.
Por në vend që të përplaseshin, ata u bashkuan. Dhe pikërisht këtu, sipas legjendës, lindi një ekuilibër mes forcës dhe jetës, mes shkatërrimit dhe krijimit.

Një histori rezistence në shekuj, vazhdimësie. Disa studiues dhe rrëfime popullore e lidhin këtë histori me emrin e Tujan, një vend pranë Tiranës që ruan gjurmë shumë të lashta, gjurmë që shkojnë thellë në prehistori. Këtu fshihet një histori shumë më e vjetër — një histori dashurie hyjnore që, sipas legjendës, i dha jetë kësaj zone.”
Professor Massimo Pittau, një etruskolog që gjithë jetën e vet ia ka kushtuar studimeve të estruskologjisë arrin në përfundimin se Tirana është Turan, ose Venere.

Professor Massimo Pittau per Tiranen dhe Turran

Profesor Pittau ka qene nje etruksolog shume i njohur italian. Ai flet për mjaft gjetje që janë shumë të ngjashme dhe tregojnë se etruksët jepnin e merrnin me territorin përballë, dhe shume gjetje etruske sot janë në muzeun arkelogjik të Durrësit. Pittau është marrë me etruskologjinë mbi 40 vjet dhe deklarata e tij për Tiranën duhej të nxiste studiuesit vendas t’i ktheheshin këtij toponimi. Ai thotë se Tirana rrjedh nga Turan- Venere që është hyjnesha e dashurisë dhe pjellorisë.

(28) SHTEGTIM – PROFESOR PITTAU , ETRUSKET – YouTube

Share this article

Other News to Read

Rrugët e Trashëgimisë së Tiranës- 5+1 itinerare të reja për Tiranën

Pesë itinerare të reja tematike që kombinojnë historinë, kulturën, trashëgiminë, natyrën dhe komunitetin në rrethinat e Tiranës u…

Çfarë të bësh në Tetor 2026 në Tiranë

Çfarë të bësh në Tetor 2026 në Tiranë. Tetori në Tiranë është një muaj i gjallë dhe plot…

Çfarë të bësh në Shtator 2026 në Tiranë

Shtatori shënon fillimin e një sezoni të ri kulturor. Kontrolloni programin e teatrove, galerive, qendrave kulturore dhe vendeve…

Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike

Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike. Në zemër të Tiranës, ndodhet Kalaja e Tiranës në rrugën…