International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe
International Tirana Photo Festival
2025 – Edicioni i 8-të / 8th Edition
Mesdhe / Mediterranen
Tirana Photo Festival vjen në edicionin e 8-të të tij dhe sipas traditës, fton të gjithë fotografët të marrin pjesë në konkurset e tij, në punëtoritë, në takimet dhe eventet gjatë javës së festivalit, i cili këtë vit do të organizohet në Tiranë në muajin qershor. Tema kuratoriale e këtij edicioni është “Mesdhe”, teme e cila kerkon pra nga fotografët, shqiptarë apo të huaj, pa dallim nëse amatorë, profesionistë apo thjesht entuziastë të këtij mediumi të sjellin prirjet e tyre artistike në të treja kategoritë e Festivalit; Foto Singles, Foto Stories dhe Short Video.
Mesdheu nuk është thjesht një hapësirë gjeografike por është një ide, një mënyrë jetese, një gjendje mendore dhe një rrëfim i përjetshëm. Ky det ka qenë gjithmonë më shumë se ujë, rërë dhe diell; ai është një udhë filozofike ku civilizimet janë takuar, përplasur dhe kanë ndërtuar trashëgimi të përbashkëta në një mozaik kulturash, ku çdo valë mbart kujtime të antikitetit dhe çdo breg reflekton shpresat e së ardhmes. Si kufi natyror dhe si urë lidhëse mes popujsh, Mesdheu ka qenë djepi i ideve, shkëmbimeve por edhe i kontradiktave. Shumë më tepër se thjesht një hartë politike, Mesdheu është një hapësirë e ndërthurjes së miteve, tregimeve dhe identiteteve që nuk mund të ndahen me kufij të përcaktuar, ku padyshim shtresezimet kulturore, kanë krijuar një model të qartë vizual por edhe dallime që joshin artistët ta rrefejnë gjurmën e Mesdheut në çdo aspekt të jetës.
E më tej, sot Mesdheu është një reflektim i tensioneve dhe shpresave globale: një zonë ku migrimi, luftërat dhe ndryshimet klimatike përplasen me një histori të gjatë tolerance, bashkëjetese dhe arti, ku emblemë e të gjitha këtyre përplasjesh është edhe vetë Shqipëria, janë vetë trojet tona. Për fotografët Mesdheu është një metaforë e lëvizjes së vazhdueshme – e njerëzve, e ideve, e historive që kërkojnë të ruhen dhe të rishkruhen.
Tirana Photo Festival 2025 me temën “Mesdheu” fton artistët të hetojnë dhe ta kapin këtë ndërlikim. Nëpërmjet ideve, fotografive, videoeve, këtë edicion të TPF duam ta shndërrojmë në një udhëtim estetik dhe filozofik, ku çdo imazh zbulon një aspekt të kësaj bote shumëdimensionale. Një botë ku drita dhe hija, uji dhe toka, përplasja dhe harmonia bashkëjetojnë perjetësisht si në një simfoni të përhershme.
Workshope Fotografie
Dy Workshope fotografie do zhvillohen diteve te Festivalit. Nje prej tyre do zhvillohet mbi fotografine si projekt nga Ben Blushi dhe Roland Tasho ne Qendren COD dt 25 qershor ora 11.00
Workshop i dyte do zhvillohet mbi fotografine Sociale nga Ej album dt 23 qershor ora 11.00 COD
Nje Foto Tour me Albert Cmeta do Zhvillohet nga 28 qershor ne rrethinat e Tiranes, ne Kalane e Ndroqit.
Festivali zhvillohet nga 18 deri 30 qershor. Ekspozita me foto do jete per dy jave pas Teatrit te Kukullave. Ceremonia e ndarjes se cmimeve do jete dt 24 qershor ora 19.00 pas Teatrit te Kukullave.
Tags:
Other News to Read
International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe
International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe, Edicioni i 8
Studim i ri i ADN-së konfirmon prejardhjen ilire të shqiptarëve
Studim i ri i ADN-së konfirmon prejardhjen ilire të shqiptarëve
Çfarë të bësh në Qershor në Tiranë
Mirësevjen Verë! Qershori është muaji i parë i verës dhe ndoshta muaji më i populluar në Tiranë. Qytetarët nxitojnë…
Skënderbeu- Mbrojtësi i pamposhtur i Shqipërisë dhe i Europës
Skënderbeu- Mbrojtësi i pamposhtur i Shqipërisë dhe i Europës