Legjenda e Plakave të Prillit

Në Shqipëri ekziston një legjendë e njohur si Plakat e Prillit, e cila lidhet me motin e pazakontë të ftohtë që ndodh në muajin e katërt të vitit.

Në mes të marsit, ne festojmë ardhjen e pranverës, me festen pagane Dita e Veres (14 Mars). Lulet lulëzojnë, dielli shkëlqen dhe moti bëhet më i ngrohtë.

Megjithatë, nga prilli, shirat e dendur kthehen, ndonjëherë të shoqëruara me reshje bore.

Sipas legjendës: Tri gra jetonin në një rajon malor në mes të Shqipërisë. Ato ishin shumë të lodhura nga dimri dhe të emocionuara që pranvera erdhi, vendosën të bënin disa rituale për ta larguar dimrin përfundimisht. Ata u ngjiten në majën më të lartë për të festuar, duke brohoritur: “Mirupafshim dimër, shko në ferr dhe merr me vete të gjitha problemet tona”. Por Dimri nuk u kënaq të dëgjonte gjithë këto mallkime. 

Ai vendosi të kthehej dhe t’u jepte një mësim grave.  Pavarësisht se ishte stina e pranverës, dimri zgjodhi të rikthehej. Ai i kërkoi muajit Shkurt, t’i jepte hua disa ditë të ftohta për të ngrirë gratë e moshuara, per ti kujtuar atyre se dimri është një fenomen natyror që meriton respekt, ashtu si stinët e tjera.  Fatkeqësisht, gratë u ngrinë nga ftohtit dhe mbetën ashtu të ngurtësuara në shkemb.  Pas kësaj, pranvera e vërtetë erdhi përsëri. Kjo është dhe arsyeja pse Shkurti ka më pak ditë sipas Legjendës. 

Legjenda thotë se, çdo prill, ka 3-7 ditë kur moti i ftohtë kthehet papritur, i ngjan një dimri të papritur në mes të pranverës. Gjatë kësaj kohe, në disa zona mund të bjerë shi apo edhe borë. Megjithatë, pas kësaj ftohjeje të shkurtër, dielli shkëlqen dhe temperaturat rriten.

Legjenda pohon gjithashtu se në zonën e Beratit ka një mal që ngjan me format dhe fytyrat e tre shtrigave.

(Shënim: Ky është një kujtesë se kjo javë pritet të jetë pak e ftohtë dhe me shi.)

Share this article

Other News to Read

Duke eksploruar Shqipërinë: pse udhëtarët zgjedhin Book N’ Ride

Ndërsa Shqipëria vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, gjithnjë e më shumë udhëtarë…

Pse investimi në Zvërnec nuk pasuron shqiptarët!

Turizmi i qëndrueshëm minimizon impaktin negativ në mjedis, dhe maksimizon përfitimet për komunitetin. Modeli i fundit i resortit…

Çfarë të bësh në Tiranë në Qershor 2026

Çfarë të bësh në Tiranë në Qershor 2026

Historia e dashurisë së Turran dhe Laran (Tujan dhe Lana)

Tujan ose Turan ishte hyjnia e dashurisë dhe e pjellorisë

Subscribe to our Newsletter!