Udhëtim me biçikleta drejt natyrës dhe traditës së Farkës
Një udhëtim me biçikleta nga Tirana në Farkë është ideal nëse jeni duke kërkuar këtë lloj aventure në fundjavë. Ne ju rekomandojmë këtë tur për shkak të afërsis me qytetin e Tiranës. Ky është një udhëtim që do t’ju njohi jo vetëm me pamjen piktoreske të fshatit por edhe me traditën e tij. Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin Farkë e ka marrë nga farkëtar si fshati i farkëtarëve. Ky fshat i bukur dhe i qetë nuk është shumë larg qytetit metropolitan të Tiranës.
Udhëtimin ju sugjerojmë ta nisni nga Liqeni Artificial i Tiranës nëpër koristë e reja të biçikletave dhe vazhdoni drejt panoramës së bukur të fshatit. Pasi të arrini në qendrën e fshatit, bëni një vizitë në poçerinë e vjetër të fshatit “Poçeria Plaku”, ku artist i poçerive ju mirëpret në punishten e tij.

Poçeria, tradita e vjeter tiranase
Poçeria është një nga shpikjet më të vjetra të njerëzimit, që daton që nga koha e Neolitit. Poçeria behët me anë të baltës, rërës dhe ujit duke i dhënë formë me anë të duarve dhe i pjek në një temperaturë të lartë për të ruajtur rezistencën dhe fortësin. Njerëzit e këtij fshati e kanë patur si traditë para shumë vitesh dhe vetëm disa familje e kanë ruajtur ende edhe sot. Poçeria është një art që nuk ka nevojë për makineri, por vetëm duart e një artisti për ti dhënë formë baltës. Poçeritë përdoren për të ruajtur ujin e ftohtë, për të bërë grosh dhe për gatuar ushqime të shijshme. Tava e Dheut është një pjatë tradicionale e Tiranës, e cila është e përberë nga mish i viçit, qepë, gjize dhe erëza të ndryshme. Pasi përbërësit janë përzier, vendosen në tavën e dheut dhe piqen në furrë. Cilësia e veçantë e tavës është se e bën ushqimin më të shijshëm dhe i mban temperaturën e lartë shumë gjatë. Këto dhe shumë sekrete do t’ju tregoj artisti i poçerisë.

Vreshtat
Pas kësaj ju sugjerojmë të vizitoni dhe vreshtarinë dhe kantinën e verës “Shehi”. Vreshtaria është në pronësinë e pesë vëllezërve. Familja e tyre do t’ju dedikohet dhe t’ju shërbej verën e tyre të mirë, të shoqëruar me produkte të freskëta të fshatit. Një nga gjërat fantastike të udhëtimit me biçikletë është se mund ndaloni dhe të bisedoni dhe banorët e fshatit. Pasi të keni vizituar poçerinë dhe kantinën e verës pushoni pranë liqenit të bukur të Farkës.

Other News to Read
Origjina e Lashtë e Emrit Tirana: Një Histori Toponimike dhe Arkeologjike
Origjina e Lashtë e Emrit Tirana: Një Histori Toponimike dhe Arkeologjike
Persqopi- qyteti ilir i shekullit 6 p.e.s
Qyteza e vjetër e Persqopit ndodhet në jug të Tiranës, pranë Kalasë së Petrelës e ndërtuar në Malin…
Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë
Pas janarit të ftohtë dhe të zymtë, pothuajse të gjithë mezi presin shkurtin. Disa janë të emocionuar për…
Historia e Thesarit të Vrapit – një trashëgimi e hershme e Tiranës
Historia e Thesarit të Vrapit – një trashëgimi e hershme e Tiranës. Thesari i Vrapit nuk është një…