Shopping

Si qytet me ritëm të shpejtë rritjeje, me popullsi deri në 1 milionë banorë, Tirana ofron shumë mundësi të mira për blerje. Eksperiencat më të mira në Tiranë ofrohen në qendrat e mëdha tregtare si TEG, Ring, QTU, City Park, etj, të cilat shesin produktet më të fundit nga bota e modës. Këto qendra kanë linjat e tyre të dedikuara të transportit pasi ndodhen në periferi. Por ka dhe qendra te tjera si: Ring Center, Coin, dhe ETC qe ndodhen në zona të populluara jo larg qendrës. Ato ofrojnë shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe stilesh si dhe brande ndërkombëtare si Zara, Bershka, Massimo Dutti, US Polo, Mango, Geox etc. Nëse preferoni rrugë me dyqane,Myslym Shyri është një zgjedhje e mirë. Shqiptaret bëjnë ulje në blerje, kështu që mund të tentoni të bëni pazar. Nese jeni duke kërkuar një vend me çmime të arsyeshme, Tregu Çam dhe Tregu i madh janë zgjidhjet më të mira. Por mos harroni të blini dhe produkte shqiptare, ose suvenire si kujtim nga udhëtimi në Shqipëri.

Near Mother Teresa Square

Subscribe to our Newsletter!