Arena Center

  • Arena Center  është një eksperience e re autentike dhe moderne që i përfshin të gjitha në një vend të vetëm në zemër të Tiranës.

    Një nga ndërtesat më të larta dhe më madhështore është Stadiumi Air Albania dhe Arena Center, një kompleks gjigand kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë.

    Kjo zonë tashmë ka marrë një rëndësi të veçantë dhe është kthyer në këndin më trendi të Tiranës, jo thjesht për stadiumin më të madh shqiptar dhe historinë e rëndësinë e tij, por dhe për gjithë kompleksin e këndshëm rrethues nga kolonat e famshme të ndërtesës së Muzeut Arkeologjik, Sheshi Italia, e deri te sheshi rreth Bustit te Papa Gjon palit. Gjithçka rreth e rrotull është një hapësirë e pamatë, pa makina, dhe e frekuentuar nga të gjitha moshat, kryesisht të rinj e fëmijë.

    Stadiumi

    Stadiumi u ndërtua në vendin ku ishte stadium Qemal Stafa. Stadiumi me një kapacitet prej 22,000 vendesh u inagurua në Nëntor të 2019 në ndeshjen e Shqipëri-Francë.

    “Air Albania Stadium” është unik dhe pa konkurrence në llojin e vet në Shqipëri.  Ai përbën një kompleks sportiv modern jo vetëm me një arkitekturë shumë interesante dhe tërheqëse. Integrimi i fasades historike i jep Stadiumit një vlerë të shtuar muzeale,  ai është konceptuar në formën e një teatri greko-romak. Struktura e stadiumit është një formë e veçantë shumëfaqëshe (tetë-këndor) në mënyrë që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera te ndara.

    Tags:

    Near Mother Teresa Square

    Home

    Subscribe to our Newsletter!