Tyrbja e Kapllan Pashës

  • Tyrbja e Kapllan Pashës ndodhet në qendër të Tiranës. Është pjesë e një kompleksi monumental varresh të Xhamisë së parë të Tiranës, që u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompleksi atë kohë përfshinte 6 varre monumentale të të njëjtit tip, me përmasa të ndryshme. I vetmi varr i mbetur sot është i Kapllan Pashës.

    E ngritur ne 1817 vitin e vdekjes së tij, ky varr prej 8 kolonash kujton periudhën otomane në qytet. Varri ka një formë tetëkëndore që arrin 4 metra lartësi. Eshtrat e Kapllan Pashës u zhvarrosën dhe u varrosën në Stamboll. Varri është bosh, por ky vend është konsideruar Monument kulture pasi objekti kujton Xhaminë e Parë të Tiranës.

    Monumenti është restauruar në ditët e sotme.

    Rruga 28 Nëntori, Tirana 1000

    Subscribe to our Newsletter!