Restorant Terra

  • Nëse jeni pranë Sheshit Nënë Tereza, ju sugjerojmë Terra Restaurant i Marriott Hotel Tirana. Pavarësisht nga emri në këtë restorant do ndiheni në qiellin e shtatë, duke filluar që në hyrje ku mirëpiteni jo vetëm nga stafi i përpiktë por dhe nga atmosfera elegante njekohësisht edhe e ngrohtë. Gjithë kjo në një ambient fantastik me pamje nga qyteti.

    Ushqimi as që vihet në dyshim për shijen e mrekullushme i cili është një mix i kuzhinës mesdhetare por edhe kuzhina të ndryshme që përbëjnë menunë unike të tyre. Pra diversiteti dhe cilësia e produkteve stinore është garanci. Nëse jeni duke kërkuar një përvojë të paharrueshme kulinare ose një mbrëmje të këndshme jashtë, Terra Restaurant është zgjedhja perfekte si për vendasit ashtu edhe për turistët.

    “Dervish Hima” Street

    +355698050502

    https://www.instagram.com/terra_restaurant_tirana/

    Everyday 7:00 AM-10:30 PM

    Subscribe to our Newsletter!