Qyteza e vjetër e Persqopit
Qyteza e vjetër e Persqopit ndodhet në jug të Tiranës, pranë Kalasë së Petrelës e ndërtuar në Malin Vila. Për të mbërritur aty, kaloni kryqëzimin nga Tirana për ne Qafë Kërrabë. Rrugës shihni tabelën për në Petrelë. Në tabelat orientuese në Petrelë ky qytet, gjendet me emrin “Kalaja e Përsqopit”, por në histori njihet dhe Kalaja e Brysakes. Shkohet me makinë deri në qendër të fshatit Petrelë dhe më pas shkohet në këmbë në rrugë rurale të mirë deri në rrënojat e qytetit. Nga qendra e fshatit merret rruga në të majtë, në krahë të kundert me fortesën e Petrelës.
Qyteti antik i Brysakës i përket fisit ilir të Parthineve, me kryeqendër Parthen (Beratin). Ky qytet ishte pranë rrugës Egnatia që kalonte poshtë tij, përgjatë brigjeve të lumit Erzen. Qyteti kontrollonte rrugen antike që vinte nga Dyrrah, kalonte në Tyran dhe shkonte në Scampin (Durres-Tirane- Elbasan), me vonë pjesë e rrugës Egnatia. Ka qenë rezidenca e mbretit ilir Glaukia i cili ka strehuar në qytetin e tij (Brysakë) prijësin e Epirotëve, Pirron e Epirit për 10 vjet nga mosha 2 vjec deri ne 12 vjeç, të cilin e kërkuan maqedonasit për ta vrarë. Ata i ofruan mbretit Glaukia një shumë të madhe parash të cilën ai e refuzoi. (Shkëputur nga libri Iliret i Neritan Cekës).
Gjithashtu dokumente të tjera tregojnë se ky vend është realisht vendi i lindjes së Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, që në fakt ka lindur në Matin Arbëror. Dokumentet e shkruara nga autorët shqiptarë të mjesjetës, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, tregojnë me fakte se ku ka lindur Leka i Madh, edhe pse historia tashmë është e falsifikuar dhe e pamundur të ndryshohet, aq më tepër ku prejardhja e Aleksandrit të Madh, tashmë ka vënë në sherr prej shekujsh grekët dhe maqedonet. Shihni një artikull dhe ca fakte këtu, për të mësuar një version tjetër të kësaj historie.
Qyeti ka jetuar rreth 1000 vjet dhe shkëlqimin e tij e ka patur nga 2500-2200 vjet më parë. Me pushtimin e Ilirisë nga romakët qyteti ra. Në shekullin e 4 pas Krishtit fillon ndërtimi i fortesës së Petrelës që është sot dhe qyteti humbi funksionin.
Fragmentet e mureve pellazgjike janë më të mëdhatë në Shqipëri sot të ruajtura nga ajo kohë. Muret rrethonin kodrën përqark dhe në anën lindore gjenden dhe rrënojat e një varri monumental (vendasit e quajnë “varri i kaurit”)
Muret janë ndërtuar me blloqe masive guri pa material lidhes (llaç).
Sot qyteti është një destinacion për të ndjerë dhe prekur lashtësinë, si dhe shijuar natyrën përqark tij.
Persqopi, near Petrela Castle