Parku Rinia

  • Parku Rinia është parku qendror publik në Tiranë. Ndërtimi i tij ka qënë pjesë e projekteve të para në kohën e mbretit Zog, kur u ndërtua dhe qendra historike që kemi sot. Por për t’u vënë në jetë ky plan duhej të kalonin disa vite. Burimet historike thonë se në nëntor 1949, u dha urdhër që për një kohë shumë të shkurtër, me punë vullnetare të pyllëzohej parku nga të rinjtë tiranas, aksion që i dha emrin që mban edhe sot “Parku Rinia”. Ky park fatmirësisht nuk është prekur, dhe kemi sot një pyll eukaliptesh, plepash e akaciesh. Ky park gjatë dyzet viteve të parë është parë si një hapësirë relativisht e lirë për të rinjtë e Tiranës, si dhe zonë e gjelbër për familjet dhe fëmijët. Parku përfshin 29 hektarë. Më vonë aty u ndërtua një kompleks kafene dhe restorante, duke e quajtur me ironi “Taiwan”. Emrin Tajvan e mori pasi atë kohë Shqipëria kishte prishur marrëdhëniet diplomatike me Kinën dhe Tajvani ishte një emër që e nervozonte Kinën. Kjo pasi Kina dhe Tajvani ishin në luftë civile që nga viti 49. Ky emër i ka mbetur sot e kësaj dite, madje kompleksi në qendër të parkut ka emrin zyrtar Tajvani.

    Në 1991 pas rënies së komunizmit, ndërtesa të paligjshme nisën të mbinin gjithandej. Gjatë pastrimit të qytetit në 2000, më shumë se 130 ndërtesa u shkatërruan dhe parku u rimboll. Sot ndërtesa kryesore e parkut është një godinë e bardhë me taracë që ka kafene, restorante, shatërvan dhe lojëra në katin e nëndheshëm. Për shkak të pseudonimit të dikurshëm, ky kompleks sot ka marrë emrin Tajvani.

    Subscribe to our Newsletter!