Parku i madh i Liqenit Artificial

  • Parku i madh është një vend i pashmangshëm për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, kjo edhe për faktin se është lehtësisht i arritshëm me këmbë. Parku pranë liqenit është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit. Qytetarët e Tiranës vijnë këtu më shumë pasditeve për të ecur ose vrapuar, por edhe për një kafe apo bisedë me miqtë.

    Ndonjëherë parku duket i mbipopulluar, xhiroja e dikurshme në bulevard gjatë diktaturës duket se tashmë është zhvendosur këtu. Përveç ecjes dhe vrapimit, vizitorët mund të marrin këtu një biçikletë personale ose familjare dhe të shijojnë një xhiro rreth liqenit. Fëmijët mund të luajnë në parkun e lodrave të hapur së fundi. Në mes të parkut është dhe një kishë, si dhe amfiteatri ku luhen pjesë kulturore të ndryshme veçanërisht gjatë ditëve të verës. Zona ka dhe restorante të mira ku dikush mund të shijojë ushqim tradicional shqiptar dhe mesdhetar. Në parkun e madh ka diçka për të gjithë.

    At the end of Deshmoret e Kombit Boulevard

    Subscribe to our Newsletter!