Muzeu i Shkencave të Natyrës

  • Një nga muzeumet më të vecanta që duhet të vizitoni patjetër në Shqipëri, është Muzeu i Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ky muze ka një pasuri të jashtëzakonshme të biodiversitetit të vendit tonë, ku janë ekspozuar rreth 3000 ekzemplarë, pra lloje unike dhe një fond shkencor kërkimor prej 100 000 specie të gjithë faunës shqiptare.

    Muzeu i Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati” (MSHN) është themeluar që në vitin 1948, si pjesë e ish Institutit të Shkencave. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, ky muze kaloi nën varësinë e Fakultetit të Shkencave Natyrore, si pjesë e Katedrës së Zoologjisë. Në vitin 2010, së bashku me Herbarin Kombëtar dhe Kopshtin Botanik, u bë pjesë e Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës të Fakultetit të Shkencave Natyrore.

    Mesdheu është nga zonat më të pasura të faunës në botë, dhe Shqipëria ka qenë prej vitesh një oaz I specieve të rralla të cilat janë koleksionuar me shumë kujdes nga studiuesit shqiptarë vecanërisht ne periudhën komuniste. Aktualisht në Shqipëri gjendet 30% e faunës së gjithë Europës e megjithatë Shqipëria ka humbur më shumë se cdo vend tjetër në Europë faunën e tij, për shkak të ndryshimeve demografike, eorozionit, shpyllëzimeve, perdorimi I pakontrolluar I tokes, peshkimi gjuetia e paligjshme etj, E megjithate ne kete muze do te gjeni nje pasuri të jashtëzakonshme të specieve që kanë jetuar në tokën tonë ose janë gjetur në ujerat tona.

    Inventarizimi I faunës në muze përfshin: Entomofaunës (Insektet), Herpetofaunës (Amfibët dhe Reptilët), Ornitofaunës (Shpendët), Mammalofaunës (Gjitarët), Makrobentofaunës (Molusqe, Krustace)

     

    Rruga Petro Nini Luarasi, No. 80, Tirane

    +0686946691

    https://sites.google.com/fshn.edu.al/qkff/muzeu-i-shkencave-te-natyres-sabiha-kasimati

    infoqkff@fshn.edu.al

    Hapur nga  9.00-15.30

    infoqkff@fshn.edu.al

    Subscribe to our Newsletter!