Muzeu Arkeologjik i Tiranës

  • Muzeu Arkeologjik i Tiranës ndodhet në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore. U hap më 1 Nëntor 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

    I vendosur në të njëjtën godinë me Institutin e Arekologjisë dhe Akademisë së Shkencave të Tiranës, muzeu shfaq vlera arkeologjike të hershme deri në Mesjetë. Konsiderohet muzeu mëmë për gjithë muzeumet e tjera të këtij lloji në vend përfshi dhe Muzeun e Durresit.

    Biblioteka e tij ka 7200 vëllime

    Sheshi Nene Tereza, Tirana

    Hyrje

    Subscribe to our Newsletter!