Itinerari Tematik 3 – Rrugët e Antike

  • Para ekzistencës së Via Egnatia-s, nëpër këto territore kalonin tashmë rrugë të lashta që niseshin nga Durrësi dhe ndiqnin luginat e lumenjve Erzen dhe Shkumbin. Straboni shkruan se kush kontrollonte Rrugën e Kandavisë — segmenti ilir i mëvonshëm i Via Egnatia-s — kontrollonte rajone kyçe si Iliria dhe Maqedonia. Aty ku mbaronte Rruga e Kandavisë, fillonte Maqedonia.

    Burimet e hershme historike sugjerojnë se tregtarët fenikas e kanë ndjekur këtë itinerar që në Epokën e Bronzit (A. Stipčević, Ilirët: Jeta dhe Kultura, f. 46), për të arritur në Adriatik. E njëjta rrugë në luginën e Erzenit u përdor më vonë edhe nga kolonistët grekë gjatë zgjerimit të tyre në shekullin VI p.e.s., të cilët synonin të kontrollonin rrugët e komunikimit drejt brendësisë së territorit përtej Durrësit dhe Apolonisë. Kjo tregon se Rruga e Kandavisë është më e hershme se vetë Via Egnatia.

    Rruga kalonte nga Durrësi përmes Ndroqit, përgjatë luginës së Erzenit deri në Dorëz dhe Petrelë, më pas nëpër malet e Krrabës dhe vijonte drejt luginës së Shkumbinit, duke u lidhur më tej me Maqedoninë.

    Tre itinerare të rrugëve Antike:

    • Durrës → Lugina e Erzenit → Dorëz → Pezë e Vogël → Vrap → Peqin (lidhje me Via Egnatia)
    • Durrës → Ndroq → Arbanë → Baldushk → Krrabë → Lugina e Shkumbinit → Maqedoni përmes Via Egnatia-s
    • Durrës → Prezë → Dibër → Maqedoni

    Nëpërmjet këtij itinerari do të udhëtojmë nga Tirana drejt Pezës dhe Kalasë së Dorëzit, e cila i përket periudhës proto-ilire dhe Epokës së Bronzit, duke shijuar gjithashtu natyrën e bukur të fshatit Pezë. Më pas do të vazhdojmë drejt Kalasë së Ndroqit dhe më tej Kalasë së Prezës. Të gjitha këto kodra ishin pjesë e rrugëve të lashta, duke treguar se zona e Tiranës ka qenë pjesë e qytetërimeve të hershme.

    1 Day Tour

    1. Nisja – Tiranë, Albania

    Pika e nisjes së itinerarit, nga ku u organizua lëvizja drejt zonës së Petrelës.

    Several Days Tour

    Dita 1

    Tirana – Pezë – Dorëz – Soleil Farm

    Historia e Pezës dhe peisazhi rural i Dorëzit

    09:00

    Nisja nga Tirana

    10:00

    Pezë e Madhe

    10:40

    Kalaja e Dorëzit

    • Vizitë në kalanë ilire
    • Shpjegim mbi rëndësinë strategjike të sitit
    • Pamje panoramike mbi Liqenin e Fjolllës, Luginën e Erzenit

    14:00

    Drekë në Soleil Farm, Pezë

    • Menu tradicionale me produkte të fermës
    • Prezantim i konceptit të agroturizmit dhe bujqësisë lokale

    17:00

    Shëtitje në natyrë, Parku I Pezës

    Kohë e lirë për fotografi dhe relaks

    Dita 2

    Kalaja e Ndroq (Andromaka)

    Nisemi drejt fshatit Ndroq

    09:00

    Nisja për Kalanë e Ndroqit, ose të Varroshit

    • Peza (Opsioni A)
    ose
    • Nga Tirana (Opsioni B)

    10:00

    Kalaja e Ndroqit

    • Vizitë në kalanë mesjetare
    • Pamje panoramike mbi luginën e Erzenit
    • Kohë për fotografi

    13:00

    Pushim në Familjen Kalaja/ ndalese per nje pije ose drekë

    Kjo familje ndodhet poshtë Kalasë dhe shërben produkte shtëpie. Turistet mund te shijojne dhe fermën e fazanëve.

    16:00

    Udhëtim në Kështjellë e Xha Beqos, një tjetër kodër paralele me kalanë e Ndroqit

    • Menu tradicionale e zonës
    • Prezantim i kulinarisë lokale

    Day 3

    “3 Miqtë” – Prezë – Tirana

    Tema: Tradita e ullirit dhe trashëgimia mesjetare e Prezës

    09:00

    Nisja për Kalanë e Prezës

    • Nga Kështjella e Xha Beqos (Opsioni A)
    ose
    • Nga Tirana (Opsioni B)

    10:00

    Vizitë në Fabrikën e vajit të ullirit “3 Miqtë”

    • Prezantim i metodave antike të përpunimit të vajit të ullirit
    • Degustim i vajit dhe produkteve lokale

    12:00

    Vizitë në Prezë

    Kalaja e Prezës
    • Histori dhe arkitekturë mesjetare.
    • Pamje panoramike mbi Tiranë, Durrës

    Muzeu i Prezës
    • Vizitë në ekspozitat historike.
    • Interpretim i zhvillimit historik të zonës.

    14:00

    Drekë në Prezë

    Opsione sipas disponueshmërisë:
    • Restorante tradicionale në qendrën historike të Prezës.
    • Fotografi panoramike

    16:00

    Nisja për Tiranë

    17:00

    Mbërritja në Tiranë

    Përfundimi i turit Rrugët Antike të Tiranës

    Itinerary Steps

    Tour Dtails

    What is Included

    Not Included

    Suggested Price

    Ky tur 3-ditor ka një kosto prej 450 euro për person, e cila përfshin: 3 net akomodim, ushqimin, udhërrëfyesin turistik dhe transportin gjatë gjithë itinerarit

    Who is This Tour For?

    Subscribe to our Newsletter!