Turizmi i Qendrueshem- Seri Webinaresh

A jeni gati të ndryshoni qasjen e biznesit tuaj ndaj turizmit të qëndrueshëm? A dëshironi të zbuloni faktorët e suksesit drejt turizmit të qëndrueshëm? Nëse jeni të gatshëm të merrni pjesë në një aventurë të re që do të transformojë mënyrën si operoni, ky njoftim është për ju!
Bashkohuni me ne në serinë e webinareve mbi turizmin e qëndrueshëm, ku ekspertët ndajnë praktikat më të mira dhe strategjitë për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm, duke rritur aksesin në tregje me vlerë të lartë dhe respektuar komunitetet lokale.
🇨🇭Kjo seri webinaresh organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Luzernit (HSLU), përgjatë muajve Tetor- Dhjetor 2023. Në linkun e regjistrimit do të gjeni temat dhe datat e sakta për secilin webinar.
Regjistrohuni në: https://forms.office.com/e/HK46dU7nMk
Në përfundim të webinar-eve do të pajiseni me certificate pjesëmarrjeje.
Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme dhe të pasur për turizmin në Shqipëri

Subscribe to our Newsletter!