Tirana Photo Festival- Edicioni 9

International Tirana Photo Festival

2026 – Edicioni i 9-të / 9th Edition

Tema: Offline

Tirana Photo Festival 2026, eventi me i madh i fotografise ne Shqiperi, zhvillohet ne datat 25-30 shtator 2026 te Instalacioni Reja.
Tema: #Offline (The life beyond the screen). Tirana Photo Festival është  Festivali më i madh i fotografisë në Shqipëri. Ndryshimet e jashtëzakonshme globale, zëvendësimi i mijëra vendeve të punës nga inteligjenca artificiale, përdorimi i telefonit në gjithë shërbimet jetësore, e ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Njerëzit kalojnë gjithë kohën e tyre online, jo vetëm për të punuar por dhe për t’u argëtuar. Izolimi social, shkatërrimi i familjes, probleme të shëndetit mendor, largimi nga natyra dhe nga jeta në komunitet, mungesa e humanizmit por dhe solidariteti për të reaguar së bashku për shkelje të drejtash -janë burim i jetës online.

Ju mirepresim ne ekspozite, forume, foto ture te pergatitura per edicionin 9. Të gjitha në edicionin e 9të të Tirana Photo Festival.

 

Me shume: www.tiranaphotofestival.com

Reja/The Cloud

25/09/2026 – 30/09/2026

18:00

Subscribe to our Newsletter!