Shkodra eleketronike- Spektakel audioviziv

Më 19 Dhjetor, në orën 22:00, hapësira e MINUS1 në parkimin e Sheshit Skënderbej do të transformohet për të pritur eventin më të veçantë dimëror në kryeqytet:
Shkodra Elektronike – Audio Visual Show.
Shkodra Elektronike – Audio Visual Show.
Ky koncert shënon performancën e parë të Shkodra Elektronike në një format të plotë audio–vizual, një projekt i ideuar posaçërisht për këtë natë. Me visuals të kuruara, ndriçim të dizajnuar enkas dhe një skenografi që luan me simbolikën dhe estetikën e tyre, kjo shfaqje synon të krijojë një eksperiencë që tejkalon kufijtë e një koncerti tradicional.
Për herë të parë, muzika e tyre do të marrë një formë të zgjeruar live, me elementë që ndërthuren midis performancës, artit vizual dhe teknologjisë.
Per te blere bileten, klikoni ketu, duke filluar nga 10 euro : SHKODRA ELEKTRONIKE A/V SHOW – MINUS1 – Enter Events
Skanderbeg Square
19/12/2025 – 20/12/2025
22:00

