Programi i Opera dhe Baletit ne Tetor 2025

Ndër tinguj që frymojnë melankolinë e vjeshtës, kalendari artistik i muajit tetor në TKOBAP është një udhëtim frymëzues që sjell një mozaik emocionesh në zemër të Tiranës. • Nga Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit me shfaqje si PULS, Notte Morricone, Alegorías dhe Bate Fado, ku spikasin emra si Jiri Kilian, Robert North, Edi Blloshmi, Aterballeto, Jonas & Lander, Ennio Morricone • te aktivitetet për fëmijë me projektin “Eja këndo me ne”, • nga recitalet unike si From Bach to Blues, koncerti i pianistes Frida Bollani, dhe duo violonçel–piano me Ejona Nakon e Viola Paçon, • te ardhja e dirigjentes 19-vjeçare ukrainase Olha Dondyk, me violinistin shqiptar të afirmuar Jonian Ilias Kadesha, • dhe premierat absolute me Giuseppe Gibboni dhe Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së nën drejtimin e maestro Sergio Alapont.
Po ashtu, tetori sjell mbrëmjen gala kushtuar regjisorit Nikolin Gurakuqi, përfaqësimin ndërkombëtar të Ansamblit në Bolzano e Rovereto, dhe debutimin e Orkestrës në Respighi Festival Bologna. Ardhjen e Ansamblit Strauss të Vjenës, të cilët shënjojnë 200-vjetorin e Strauss në Tiranë. 🍂 Në melankolinë e vjeshtës, arti bëhet ngrohtësia që na bashkon, fryma që na udhëheq dhe drita që mbetet edhe pasi sipari mbyllet.
02/10/2025 – 29/10/2025