Musical- Këngë dhe Lojëra për fëmijë

Jemi shumë të lumtur të prezantojmë krijimin e parë artistik në kuadër të skemës së granteve të projektit “Heritage is Our Brand”, zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub dhe financuar nga Bashkimi Europian.

E ku ka më bukur se ta nisim me fëmijët, me më të vegjlit që do përqafojnë traditën dhe do vazhdojnë ta përcjellin atë më tej..

Një Muzikal me këngë e lojëra për fëmijë, gjithsej 12 lojëra dhe 12 kompozime unike të kompozitorit Endri Muçaj. Këto kompozime sillen për herë të parë si krijim i autorit, ndërsa fëmijët luajnë lojërat e dikurshme në skenë që nga Dembeli, Karamele Zana, Loja me Peta, Loja me Litar, Lule Dele, Shi shi Babashi, roza rozina, hapa dollapa, kala dibrançe, ne jepi shqiponjat etj.

Lojërat popullore shqiptare janë një dëshmi e jashtëzakonshme e një kulture të pasur dhe krijuese, e cila ka shoqëruar breza të tërë në Shqipëri përgjatë kohërave. ë mungesë të lodrave moderne dhe teknologjisë së avancuar, fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë shpiknin lojëra të cilat i luanin në ambiente të hapura si oborret e shtëpive, livadhet e blerta apo rrugicat e fshatrave e qyteteve të vogla

Ju ftojmë të gjithë me fëmijët tuaj të shikojmë këtë shfaqje unike, të martën, 28 Prill 2026, ora 18.00 tek Liceu Artistik Jordan Misja

Historia: https://albaniaheritage.com/lojerat-popullore-shqiptare/

Liceu Jordan Misja

28/04/2026 – 28/04/2026

18:00

Subscribe to our Newsletter!