Koncerti i fundvitit dhe spektakli i fishekzjarreve

Festa e fundvitit është kthyer në një traditë që zhvillohet në zemër të kryeqytetit. vitet e fundit, shqiptarët festojnë fillimisht në shtëpitë e tyre dhe në mesnatë dalin të shohin spektaklin e fishekzjarreve në qendër të Tiranës. Ata shijojnë koncertin e madh në Sheshin Skënderbej, me artistët më të mirë vendas, dhe më pas marrin pjesë në numërimin mbrapsht për ardhjen e Vitit të Ri. Mes përqafimeve dhe urimeve për një vit të mbarë, të gjithë ndjekin në qiell fishekzjarrët e organizuara nga Bashkia Tiranë.

Më pas, shumë prej tyre i drejtohen bareve e lokaleve të shumta të qytetit për të festuar me miq e të afërm deri në orët e para të 1 janarit. Edhe pse emrat e këngëtarëve për natën e ndërrimit të viteve ende nuk janë bërë publikë, koncerti mbetet i garantuar çdo vit.

Le të festojmë së bashku!

Skanderbeg Square

31/12/2025 – 01/01/2026

22:00

Subscribe to our Newsletter!