Kalendari i dhjetorit në Operan e Tiranës

Nga rikthimi i madh i operës “Il Trovatore”, te koncertet korale që ndezin atmosferën e fundvitit, ritmet dhe ngjyrat e Ansamblit Popullor, e deri te ngjarja më e dashur e skenës sonë, Arrëthyesi i Tchaikowskyt, i cili këtë vit vjen i shoqëruar nga një konferencë krejt të veçantë që na zbulon historinë e tij të fshehtë.
Çdo ditë e këtij muaji hapet si një kapitull i ri i një përralle që na bashkon të gjithëve në një skenë të vetme.
Dhjetori në TKOBAP është ftesa më e bukur për të hyrë në botën e festës, të muzikës dhe të emocionit.

Skanderbeg Square
05/12/2025 – 30/12/2025
19:00

