Festivali i Resë, edicioni 9- Tirana

☁️ FESTIVALI I RESË 2025 / Përzierja e Traditës me Bashkëkohoren
Edicioni i 9-të
📅 21 – 31 Maj 2025
Për 11 netë radhazi, sikurse çdo vit, edhe këtë radhë tek @reja.al, do të udhëtojmë kulturalisht në vende shumë të afërta dhe po ashtu në ato shumë të largëta – nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit, në vende që kufizohen me Detin Kaspik dhe Malet e Kaukazit, Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, Oqeanin Paqësor dhe Detin Karaibe, Skandinavinë dhe Kanadanë!
Mbi 100 artistë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca etj., do të mblidhen në Tiranë për performanca intime dhe të zhurmshme të vallëzimit bashkëkohor, artit të performancës, muzikës, poezisë së performuar, bisedave, workshop-eve, prezantimeve, si dhe shfaqjeve festive me ansamble, orkestra, kore dhe DJ!
Po, po, aty, në bahçen e Resë, si zakonisht, sikur çdo vit, falas dhe për të gjithë, ju presim çdo natë!
📌 Ruajeni datat dhe na ndiqni për detajet e programit të plotë, që do të shpallet së shpejti!
Tirana, Reja Art Gallery
21/05/2025 – 31/05/2025
19:00