Festat e Pavarësisë dhe e Çlirimit

Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit janë ditë festive që mbahen në datat 28-29 Nëntor në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kryesisht 28 Nentori, festa e pavarësisë Festohet dhe jashtë në diasporë dhe në Kosovë dhe në cdo vend ku jetojnë shqiptarët. 

Në Shqipëri këto dy ditë janë pushim dhe ka shumë aktivitete që përfshijnë gjithë moshat dhe zhanre të ndryshme kulturore si koncerte, ekspozita, aktivitete për fëmjë dhe shfaqje të ndryshme teatrale dhe operistike.

Dita e Pavarësisë lidhet me 28 Nëntorin 1912, kur patrioti fisnik shqiptar, Ismail Qemali, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë për të shpallur shtetin e pavarur të Shqipërisë nga Perandoria Osmane pas 500 vitesh pushtim. Ismail Qemali konsiderohet si babai i shtetit të ri shqiptar, i cili zgjodhi të ngrejë flamurin në të njëjtën datë (28 nëntor 1443) kur Skënderbeu (Gjergj Kastriot Skenderbeu), heroi shqiptar, ngriti flamurin në Krujë si simbol i rezistencës kundër Perandorisë Osmane. Ishte i njëjti flamur me shqiponjën e zezë dykrenore në nje fushë të kuqe si gjaku, që ka qenë simboli i shqiptarëve në shekuj.

Çdo 28 nëntor organizohen disa aktivitete në Tiranë, edhe pse qendra e ngjarjeve është ende Vlora.

Aktivitetet në Tiranë nisin me studentë dhe nxënës të veshur të gjithë kuq e zi dhe duke kënduar e kërcyer në qendër të qytetit. Gjatë ditës dhe mbrëmjes parashikohen muzikë nga Tirana Band dhe koncerte të tjera. Këtë ditë e festojmë edhe me shqiptarët në Kosovë si një komb, me disa ngjarje kulturore në Javën Kulturore të Kosovës.

Ndërsa 29 Nëntori konsiderohet si Dita e Çlirimit nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është shpallur si festë e tillë gjatë regjimit komunist. Tani, kjo ditë festohet si Nata e Bardhë (Nata e Bardhë), kur në qendër të Tiranës janë disa koncerte dhe aktivitete të rëndësishme.

Të dyja ditët janë ditë pushimi dhe plotësohen me aktivitete. Gjithë Shqipëria zbukurohet me flamuj kuq e zi, dhe shqiptarët ftohen të vendosin dhe flamurin në ballkone.

Nëse doni të shihni krenarinë tonë kombëtare, ejani dhe festoni me ne Festat e Nëntorit të Shqipërisë.

28/11/2024 – 29/11/2024

10:00

Subscribe to our Newsletter!