Ekspozita“SHIFT” nga artisti Shuk Orani

Gallery of Contemporary Art Tirana ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën “SHIFT” të artistit Shuk Orani.
📆E mërkurë, 25 mars
🕚19:00
📍GOCAT, Piramida, Tiranë
Kjo ekspozitë e ndarë në dy akte, Drita dhe Errësira, na fton të zbulojmë një koncept artistik thellësisht bashkëkohor, ku piktura abstrakte komunikon në formë organike me teknologjinë. Falë antitezave simbolike dhe veprave monumentale, ekspozita por edhe galeria, kthehet në një eksperiencë vetjake ku kërkimi e zbulimi ftojnë në dialog publikun.
“SHIFT është historia e një artisti që nuk i shmanget aspak teknologjisë. Përkundrazi, ai zgjedh të qëndrojë në hapësirën e friksionit dhe ta bëjë atë zemrën e praktikës së tij më të fundit.” – Elton Koritari, kurator.
Ju mirëpresim ditën e mërkurë, në orën 19:00.
Pyramid of Tirana
25/03/2026 – 25/03/2026
19:00

