Ekspozita “Body Under Construction” nga Albana Ejupi

Gallery of Contemporary Art Tirana ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën “Body Under Construction” të artistes bashkëkohore Albana Ejupi.

E mërkurë, 8 korrik
18:30
GOCAT, Piramida, Tiranë

Kjo ekspozitë sjell vepra në miks-media, ku gjurmët njerëzore ndërthuren me arkitekturën e vetë shpirtit, duke na imponuar pyetje mbi rrugëtimin tonë në këtë botë. Por me një qartësi, se transformimi nuk ndodh kurrë pa lënë shenja.

“Përmes pikturës, skulpturës, rërës, tekstilit dhe tekstit, Albana Ejupi hulumton mënyrat se si memoria, intimiteti, migrimi dhe përvoja e jetuar formësojnë trupin. Veprat e saj nuk e paraqesin atë në formë statike, por si proces kërkimi dhe ndërtimi, se si formësohet e shpërbëhet dhe, sërish e sërish, rindërtohet.” – Shkëlzen Maliqi, kurator.

Ju mirëpresim në hapjen e ekspozitës, ditën e mërkurë, 8 korrik, në orën 18:30.

Piramida e Tiranes

08/07/2026 – 31/07/2026

18:30

Subscribe to our Newsletter!