Ekspozita VUOTO nga artisti Krist Dimo

Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë tju ftojë në çeljen e ekspozitës “VUOTO” një   përvojë  e përbashkët njerëzore të artistit Krist Dimo, kuruar nga Edit Pula!

E Mërkurë, 08 Korrik, ora 19:00! 

Vuoto – Një përvojë e përbashkët njerëzore, kjo ekspozitw eksploron strukturat emocionale dhe psikologjike që lidhin qeniet njerëzore përtej kulturave, brezave dhe historive individuale. Ekspozita paraqet një përzgjedhje veprash nga krijimtaria e viteve të fundit, të cilat dëshmojnë pjekurinë artistike të autorit dhe vazhdimësinë e kërkimit të tij estetik. Dimo e trajton boshllëkun si një përvojë universale njerëzore: heshtjen që pason largimin, pasigurinë që shoqëron ndryshimin dhe hapësirën ndërmjet asaj që ndiejmë dhe asaj që arrijmë të shprehim. Megjithatë, kjo zbrazëti nuk është thjesht mungesë; ajo është gjithashtu një vend ku lindin kujtesa, imagjinata dhe forma të reja të të kuptuarit

Krist Dimo (l. 1956, Durrës) është pjesë aktive e jetës artistike shqiptare që prej fillimit të viteve 1980. Në vitin 1991 ai u vendos në Itali, ku vazhdoi zhvillimin e tij artistik pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Foggia.Kjo përvojë pasuroi kërkimin e tij vizual, duke e orientuar drejt një gjuhe piktorike ku intuita, instinkti dhe memoria luajnë një rol qendror.Gjatë karrierës së tij ka ekspozuar gjerësisht në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera, duke përfshirë pjesëmarrjen në Ekspozitën Kombëtare “Onufri” në Tiranë dhe prezantime në Belgjikë. Veprat e tij gjenden në koleksione private dhe publike, ndërsa praktika e tij artistike vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e artit bashkëkohor shqiptar përmes një vizioni thellësisht human dhe poetik.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 08.07.2026  – 23.08.2026

Nga e Hëna në të Premte : 10:00 -18:00 E Shtunë : 11:00 – 16:00

Rr Kavajes

08/07/2026 – 23/08/2026

10:00

Subscribe to our Newsletter!