“NJË JETË MES FILMIT DHE PIKTURËS”

Kjo ekspozitë paraqet rrugëtimin dhe portretin e një artisti që kaloi një jetë të tërë duke lëvizur ndërmjet pikturës dhe kinemasë,ndërmjet peizazhit real dhe botës së imagjinuar të filmit.Në ekspozitë mediumet ndryshojnë, funksionet ndryshojnë, por diçka mbetet e pandryshuar: besimi i palëkundur i Ninit te linja e vizatuar si mjeti më i drejtpërdrejtë i njohjes së botës.Thelbi i veprës së Kleo Ninit nuk gjendet te një pikturë e vetme, as te një seri skicash, e as te një poster i vetëm filmi, por te ajo nevojë e vazhdueshme për të vizatuar, skicuar e pikturuar pa ndërprerje. Ekspozita i dedikohet veprës së Kleo Ninit, një prej figurave më përfaqësuese të artit shqiptar të para viteve ’90, i njohur për krijimtarinë e tij të dyfishtë si piktor filmi në Kinostudio dhe si piktor peizazh

Galeria e Artit Tiranë

10/06/2026 – 30/06/2026

19:00

Subscribe to our Newsletter!