L’ELISIR D’AMORE- Opera ne Tirane

L’ELISIR D’AMORE ❤️ bashkon në skenë emra të spikatur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, duke sjellë një larmi zërash dhe temperamentesh artistike, të ndarë në dy kaste të mrekullueshme interpretësh.
Është një kënaqësi e veçantë që, krahas artistëve të mrekullueshëm të teatrit, të mirëpresim edhe artistë shqiptarë që po lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare, si Enkeleda Kamani dhe Gëzim Myshketa, të cilët i japin këtij produksioni një dimension të gjerë artistik dhe profesional. ✨
🪄 Në këtë produksion kaq të bukur të L’elisir d’amore, Enkeleda Kamani dhe Nina Muho do t’i japin jetë Adinës me finesë vokale dhe ndjeshmëri skenike, duke nxjerrë në pah karakterin e saj të lirë dhe lozonjar.
✨ Në rolin e Nemorinos, Galeano Salas dhe Matteo Mezzaro sjellin emocionin, butësinë dhe sinqeritetin e djaloshit naiv e të dashuruar.
✨ Davide Luciano dhe Artur Vera interpretojnë rolin e Belcores me autoritet dhe prani të fuqishme skenike.
🍷 Rolin plot ngjyra të Doktor Dulcamarës e mishërojnë Gëzim Myshketa dhe Matteo D’Apolito, me energji, karizëm dhe një sens të mprehtë komik që gjallëron çdo skenë.
🌸 Ndërsa Ana Tafani dhe Greis Shametaj sjellin Gianettën me freskinë, hijeshinë dhe elegancën që e përfaqëson personazhin e saj, duke plotësuar kështu mozaikun e kësaj komedie lirike e plot jetë.
Ky produksion, i cili rikthehet i plotë në skenë pas 14 vitesh, vjen nën firmën regjisoriale të Riccardo Canessa-s, me skenografi dhe kostume nga Alfredo Troisi.
🎶 Kori dhe Orkestra e TKOBAP-së, nën dirigjimin e maestros Jacopo Brusa, sjellin në skenë freskinë, gjallërinë dhe dritën e muzikës së Donizetti-t.
BILETAT JANË NË SHITJE!
🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Skanderbeg Square
11/02/2026 – 14/02/2026
19:00

