Nova Home- gjithcka për shtëpinë tuaj
Nëse dëshironi produkte për shtëpinë tuaj, për ta mobiluar atë që nga pajisjet kryesore në dhomën e ndënjes, të gjumit, tualetit por edhe të mjediseve të jashtme, Nova Home duhet të jetë zgjedhja juaj.
Nova nuk është thjesht një dyqan gjigand me magazina në autostradë dhe në zemër të Tiranës, te rruga e Kavajës, por aty ju mund të përfytyroni arredimin e shtëpisë tuaj, të kombinuar me ngjyrat më të bukura, por edhe sipas hapësirave të shtëpisë tuaj, si për mjedise të vogla ashtu dhe për të bollshme. Me përmasa të ndryshme që nga tavolinat, mobilieritë e shumta, raftet në mur, kuzhinat dhe divanet që të gjitha mund ti përshtasni sipas modelit dhe hapësirës që keni.
Jo vetëm kaq. Mund të mobiloni plotësisht dhomën e fëmijës, por edhe ballkonin.
Nëse keni hapur një zyrë të re, nuk mungojnë gjithë mobiljet që ju duhen për të patur një zyrë funksionale dhe shumë moderne.
Cilësia e padiskutueshme. E krijuar nga Balliu Group, Nova Home ka reputacionin si një nga dyqanet e duhura për të mobiluar mjediset ku ju jetoni, të rehatshme, dhe me shije e modele unike.
Në magazinat e Nova Home, në autostradë do gjeni dhe linja të tjera biznesi të të njëjtit grup, si Euro 1, mjaft e njohur për produkte shume të domosdoshme në jetën e përditshme me dyqane të shpërdara në shumë zona të Tiranës. Gjithashtu linja Smart Line është një tjetër dyqan kryesisht me pajisje kuzhine apo të dhomës së gjumit. Të gjitha këto plus pajisje kancelarie, e bejnë këtë seri dyqanesh autentike për tju garantuar seriozitet e cilesi.
Ish-Parku i Autobusave
++355 (0) 688087272
https://www.instagram.com/novahome.al/
https://novahome.al/
onlinesale@novacontract.al
Tiranë: Ish-Parku i Autobusave
Tiranë: Autostrada Tiranë – Durrës Km3
Korçë: Ish-Agjensia e Autobusave
Porosit Online: (355) 68 203 0909
Email: onlinesale@novacontract.al