Rreth Visit Tirana

Visit Tirana është një projekt i Manderina Promotions, një kompani PR dhe Marketingu me seli në Tiranë. Fokusi i kësaj kompanie është të ofrojë shërbime PR dhe Marketing online për bizneset në Shqipëri. Por që në fillimet e saj Manderina është e orientuar me fokus turizmin dhe shumica e klientëve të saj janë në këtë sektor.
Visit Tirana nisi si një projekt vullnetar për të promovuar qytetin tonë. Fillimisht vetëm me një llogari në Tëitter dhe Facebook në 2013, ku promovohej gjithçka rreth Tiranës, në një kohë që kishte shumë pak agjenci apo media sociale që punonin në këtë drejtim. Më pas u bë zëri autentik i Tiranës në gjuhën angleze, ku fokusi ishin turistët e huaj që vizitojnë qytetin. Nga postimi thjesht i fotove nga Tirana, Visit Tirana nisi të publikonte çdo event që u interesonte turistëve të huaj, informacione praktike se çfarë të vizitojnë në qytetin tonë. Duke qenë së ishim e vetmja media sociale që postonte informacione të përditësuara në anglisht, na pikasi dhe kryetari i bashkisë i sapozgjedhur në atë koëh z. Veliaj.
Kryetari na mbështeste duke mos ditur se kush qëndronte pas Visit Tirana. Ky ishte motivi që Visit Tirana u zgjodh “Personaliteti i Vitit 2015”. “E vlerësoj shumë punën e palodhur të stafit të Visit Tirana për promovimin e qytetit tonë. Takoja njerëz nëpër evente dhe më thoshin se e kishin marrë vesh nga Visit Tirana në Tëitter. Ju keni bërë punën e bashkisë dhe ne nuk e dimë se kush ishit. Një punë totalisht vullnetare dhe pa mbështetje nga ne. Ju falenderojmë shumë!” –tha kryetari Veliaj kur dorëzoi çmimin stafit të Visit Tirana.
Ky suport moral dhe çmim simbolik na motivoi më shumë për të vazhduar projektin dhe të krijonim një portal unik turizimi Visit Tirana, duke parë modelet më të mira të europiane për promovimin e qytetit, projekte si Visit Copenhagen, Visit Basel, Visit Hamburg.
Visit Tirana tashmë nuk është vetëm projekti ynë kryesor, por është platforma më e madhe e turizmit për Tiranën. Ky portal promovon qytetin tonë dhe informon turistët se çfarë të bëjnë dhe çfarë të eksplorojnë në Tiranë. Ne u sugjerojmë vizitorëve se ku të shkojnë, ku të qëndrojnë dhe ku të hanë. Në këtë mënyrë, kjo platform u jep mundësi bizneseve të kenë vizibilitet për turistët e huaj. Është një platformë ku përfitojnë si bizneset turistike, vizitorët dhe stafi ynë.
Përzemërsisht
Stafi i Manderina Promotions
www.manderina.com