Historical facts- Tirana in old maps
Tirana dhe qendrat e tjera urbane rreth saj, gjenden të pasqyruara edhe në një numër të pasur hartash të vjetra, që ruhen në fondet e hartografëve të njohur, si David Rumsey, Giacomo Cantelli, Jansson, etj. Harta më e vjetër që e paraqet Tiranën, për herë të parë, me gjuhën e relivit topografik dhe emërtimin ” Terrana”, është ndoshta nië hartë e vjetër e vitit 1689, botuar në Romë, nga hartograf i njohur italian, Giacomo Cantelli, e cila në dimensionet e saj fokuson kryesisht
Shqipërinë e Mesme. Në të pasqyrohet Tirana, pikërisht në vendin ku ndodhet edhe sot qyteti.
Sigurisht, Tiranën e gjejmë edhe në harta të tjera të mëvona, në fillimet e shekullit të XVII e në vazhdim gjer në ditët tona. Por, përpara shekullit të XVII, në këto harta gjejmë dukshëm mjaft vendbanime që qëndrojnë edhe sot përreth Tiranës, në terrenet kodrinore pranë saj, apo edhe malësinë më në lindje. Ato çka na bëjnë me dije dokumentet arkivore, informacionet, relacionet apo përshkrimet e misionarëve fetarë, kronistëve, tregtarëve apo udhëtarëve të huaj në ditaret e tyre, i gjejmë të pasqyruara dhe konfirmuara pikërisht ne këto harta të vjetra. Duke filluar nga shekulli i XIV, në këto harta gjenden në mënyrë vazhdueshme katër qendra të rëndësishme që rrethojnë Tiranën dhe fushën e saj: Petrela, Kruja, Priska dhe ShënGjergji.
Kështu, duke filluar nga viti 1400, gjejmë si qendër të rëndësishme fetare Priskën e Madhe, e cila në një dokument të Vatikanit vlerësohet si një Katedrale, Seli Peskopale. Duke iu referuar këtij njoftimi të Selisë së Shenjtë, të vitit 1404 gjejmë: “Episcopus Priscensis et Bendesi”. Kjo qendër e rëndësishme fetare, por edhe urbane njëkohësisht, pranë qytetit të sotëm të Tiranës, duket se ka vazhduar të funksionojë si e tillë edhe në vitin 1606. Madje, ka vijuar të cilësohet kështu edhe vite më vonë, në dokumentet venecjane. Kështu, në vitin 1641, në një dokument të hartuar nga një fisnik vendas, Mark Skura, ajo gjendet me të njëjtin emër “Priska Grande”, Priska e Madhe. Një qendër tjetër urbane në trevën e Tiranës, apo pranë saj, që gjen pasqyrim në hartat e vjetra, te paktën nga viti 1 400 e këtei, eshtë edhe Petrela, me fortesën dhe abacinë e saj. Madje, në njërën prej tyre, e cila e pasqyron edhe më mirë Petrelën, është e vitit 1634. Harta ka të shënuar, bri saj, një frazë me mjaft interes: “Vendlindja dhe zotërim i Aleksandri i MADH”
Tags:
Other News to Read
17 November 1944 – The Liberation of Tirana
17 November 1944 – The Liberation of Tirana
28 November 1912 – The Day That Changed Albania’s History
28 November 1912 – The Day That Changed Albania’s History
Identification and Documentation of Tirana’s Intangible Cultural Heritage
Identification and Documentation of Tirana’s Intangible Cultural Heritage”, implemented by DMO ALBANIA and funded by the Ministry of…